Boris Johnson - Foto: Rtv21

Boris Johnson e pranon se ka gabuar me Rusinë

Kryeministri britanik, Boris Johson ka thënë se “ka gabuar” për Rusinë dhe se nuk beson më që është e mundshme të rikrijohen marrëdhëniet me Moskën, teksa shtetet kanë shumë dallime në qëndrime.

“Për çfarë njëmend kam ndërruar mendje ka qenë nëse mund të rikrijohen marrëdhëniet me Rusinë. Unë vërtet kam menduar si edhe shumë sekretarë të Jashtëm dhe kryeministra në të kaluarën se mund të nisim nga fillimi me Rusinë. Ai është shtet fantastik me të cilin kemi luftuar fashizmin. Është shumë zhgënjyese që isha gabim”, ka thënë Johnson për revistën British Spectator.

Këto komente vijnë pasi Johnson ka thënë më 21 dhjetor, gjatë një vizite në Estoni, se shpreson që do të përmirësohen marrëdhëniet me Rusinë, ndonëse të dyja shtetet kanë “probleme të tmerrshme” që i ndajnë.

Johnson i ka bërë këto deklarata në një intervistë në Estoni teksa ka vizituar 850 ushtarë britanikë që shërbejnë në shtetin baltik për të luftuar atë që perëndimi e sheh si agresion të Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të këtij shteti.

Ky konflikt ka lënë të vrarë më shumë se 13,000 persona nga viti 2014. /REL