Boris Johnson dhe Carrie Symonds deklarojnë lindjen e një djali

Kryeministri i Britanisë dhe partnerja e tij kanë deklaruar lindjen e një djalit në një spital në Londër.

Në një deklaratë lëshuar nga çifti, ata thanë se kanë një “djalë të shëndetshëm sot herët në mëngjes në një spital në Londër”.

Një zëdhënëse e kryeministrit tha se edhe nëna dhe foshnja janë mirë. “Kryeministri dhe zonja Symonds janë të lumtur të deklarojnë lindjen ë një djali të shëndetshëm. Nëna dhe djali janë në gjendje të mirë. Kryeministri dhe Symonds duan të falënderojnë stafin fantastik të maternitetit.”

Johnson u kthye në punë të hënën pasi vuajti nga coronavirusi dhe ishte në kujdes intensiv.

Jonhson ka edhe katër fëmijë të tjerë me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler: Lara Lettice, 26, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22 dhe Theodore Apollo, 20.

Çifti u divorcua në shkurt pas 25 vitesh martesë.

Symonds u shpërngul në Downing Street pasi ai u bë kryeministër dhe janë çifti i parë i pamartuar që jetojnë aty.