Foto: Bashkimi Europian

Borell takon Vuçiqin, diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Kryediplomati Josep Borell gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë kohës sap o qëndrojnë në Gjermani në Konferencën e Mynihut.

Borell në Twitter ka thënë se takimi ishte nevojë për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“U takuam me presidentin për të diskutuar para takimit të dialogut të nivelit të lartë, nevojën për të avancuar në propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së”- ka shkruar Borell.

Në këtë konferencë në Mynih është edhe Kryeministri Albin Kurti.

Ai gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është takuar me presidenten e BERZh-it.