Ilustrim

Borell për bisedën me Kurtin: Ishte diskutim i mirë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Albin Kurti.

Borell pas telefonatës ka shkruar në Twitter se me Kurtin patën një diskutim të mirë.

Sipas njoftimit të të njëjtit, me Kurtin diskutuan për hapat e ardhshëm për dialogun Kosovë- Serbi, i cili po ndërmjetësohet nga BE.

“Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borell në Twitter.

Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë, Kryeministri  Albin Kurti, zhvilloi dje një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.