Bora në Kukës, Foto: TCh

Borë në zonat malore të Kukësit - VIDEO

Edhe pse në muajin e dytë të stinës, pranvera duket ende larg në Kukës të Shqipërisë, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet.

Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të Kukësit gjatë këtyre ditëve, raporton Top Channel. 

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve.

Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Kontraktorët janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në qytet dhe në zonat rurale.

Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë.

Ndërkohë që ndërprerje të energjisë ka dhe në qytetin e Kukësit.

Për të shikuar pamjet nga Kukësi, klikoni në këtë LINK.