Bordi i RTK-së zgjodhi kryetarin dhe nënkryetaren

Besnik Boletini është zgjedhur kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa nënkryetare është zgjedhur Arta Berisha. Të dy, kanë marrë nga shtatë vota për, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Bordi, nga dhjetë anëtarët që tash ky organ.

“Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar. Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së, sipas të cilit kjo trupë të enjten mbajti mbledhjen e parë konstituive, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarët.

6 dhjetor 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Për një pozitë të anëtarit të bordit të RTK-së kanë qenë të propozuar nga komisioni ad hoc dy kandidatë.

Anëtarët e zgjedhur janë: Besnik Boletini, Driton Hetemi, Bekim Sele, Safet Kabashaj, Fatime Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama.

Kurse nga komuniteti serb nuk ka të zgjedhur sepse kanë marrë më pak vota seç duhet dhe është rishpallur konkursi, Nelica Velkoviq dhe Mihajlo Shçepanoviq kanë qenë të propozuar.