Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bordi i RTK-së miraton rregulloren për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka aprovuar rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së.

Në komunikatë bëhet e ditur se rregullorja përmban gjithsej 26 nene duke rregulluar dhe përcaktuar procedurat, kriteret, kushtet e veçanta, procedurat e vlerësimit dhe ato të intervistimit të anëtarëve të menaxhmentit të lartë nisur nga drejtori i përgjithshëm i transmetuesit publik.

“Si i tillë, ky dokument është hartuar nga një grup punues brenda RTK-së i krijuar për këtë qëllim dhe është shqyrtuar në disa takime nga Bordi i RTK-së. Gjithashtu, rregullorja iu është dërguar për komente shtesë palëve të interesit si sindikatave të RTK-së dhe organizatave të shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e bordit”, thuhet në njoftim.

Më 22 mars, bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka vendosur që të mos e zgjedhte drejtorin e përgjithshëm të RTK-së me arsyetimin se baza aktuale ligjore nuk mundëson zgjedhjen e një drejtori të ligjshëm.