Bordi i Qeverisë Kurti emëron U.D. të drejtorit financiar të aderuarin në PDK

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka emëruar ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit financiar të kompanisë.

Në këtë post është emëruar Remzi Llumnica, i cili para 7 muajve ishte prezantuar si prurje e re në Partinë Demokratike të Kosovës.

Llumnica ishte prezantuar si prurje e re në Partinë Demokratike të Kosovës, si një ekonomist që do ta ndihmonte PDK-në ta luftoj korrupsionin në Kosovë.

“Nuk kanë të ndalur njerëzit që po i bashkohen PDK-së, sepse vetëm ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Mbështeteni edhe ju luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, kishte shkruar në mes tjerash Kadri Veseli në shkrimin kur kishte prezantuar Llumnicën si prurje të re të partisë.

Në një bisedë për KALLXO.com, Llumnica e ka pranuar se ka dalë në fotografi me Kadri Veselin dhe se ai e kishte prezantuar si prurje të re në parti. Mirëpo, Llumnica thotë se ajo ka qenë vec një fotografi shoqërore dhe se nuk ka qenë asnjëherë në zyre të partisë, pas atij takimi.

Dita kur Remzi Llumnica kishte aderuar në PDK Foto: Kadri Veseli

“Jo, nuk kam jam pjesë e PDK-së. S’jam anëtarë as kurgjë, veç ajo foto është. Nuk merrna me politikë, kurrë s’jam marrë as dje as sot. Nuk jam pjesë e partisë”, tha për KALLXO.com, Lllumnica.

Fotografinë me Kadri Veselin, Llumnica e ka quajtur fotografi shoqërore.

“Ka qenë foto shoqërore me Kadri Veselin. Nuk jam pjesë e asnjë partie politike e asnjë strukture. Ajo ka qenë një fotografi shoqërore. Kadri Veselin se kam shokë, dikush na ka çu atje. S’po kallxoj se kush është ai kolegu. Kemi shku, kemi bisedu, e kemi bërë një fotografi shoqërore. Asnjëherë tjetër s’kam qenë ma në PDK, e as askund tjetër”, thotë ne mes tjerash ai.

LLumnica thotë se nuk e di nëse Bordi i përkohshëm është në dijeni për këtë fotografi.

Llumnica e ka konfirmuar se të enjten ka marrë vendimin për emërimin e tij në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit financiar.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me kryesuesin e bordit të përkohshëm të KRU “Prishtina”, Mentor Hyseni.

Ai për KALLXO.com deklaroi se e kanë intervistuar shkurtimisht Remzi Pacollin, por e ka pranuar se nuk e kanë pyetur nëse është pjesë e ndonjë partie politike.

“Bordi nuk jemi në dijeni se ka aderuar në PDK”, u shprehë kryesuesi i bordit, Mentor Hyseni.

Hyseni e ka pranuar se gjatë intervistimit nuk e kanë pyetur Llumnicën nësë ka lidhje me ndonjë parti politike.

“Po, e dimë që ushtruesi i detyrës i drejtorit financiar duhet me qenë i pavarur. Na kemi pritë që ata duhet me u deklaru vetë. Do të doja që të dija një gjë të tillë. Do ta shqyrtojmë vendimin nëse vërtetojmë, që nëse mbajnë pozitë në parti politike, duhet me shqyrtu vendimin”, thotë ai tutje.

“Nëse ka shkelje ligjore në këtë, ne do ta shqyrtojmë vendimin. Nesër ose të martën kemi me hap konkursin për këtë konkurs”, tha pë

Në KRU “Prishtina”, kryesues i Bordit të përkohshëm është Mentor Hyseni, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 kishte qenë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.