KEK

Bordi i KEK vendosë që të gjithë puntorët të testohen për Covid-19

Bordi i përkohshëm i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka propozuar që i gjithë stafi të testohet për virusin COVID-19.

Sipas një njoftimit, Bordi ka udhëzuar menaxhmentin që t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme.

“Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjthnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Bordi ka inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë përgatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibilitetit për Termocentralin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës.