Bordi i AKP-së

Bordi i AKP-së miratoi transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim për valën e 52-të

 

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i ka miratuar transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit për valën e 52-të. Këtë e ka bëtë të ditur zyra për media e Agjencionit për Privatizim të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, transaksionet e SHAL 52 e cila u mbajt me 25 nëntor 2019”, përfundon njoftimi nga AKP.