Albin Kurti

Bordi e kishte njoftuar edhe këshilltaren e Kurtit për “hallin” me “Ferronikeli”-n

Në qershor të vitit 2022, anëtarët e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale i ka takuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënza Podrimja.

Fillimisht Selvete Grajqevci Pllana dhe Gani Maliqi e mohojnë t’i këtë thirrur dikush nga politikanët që t’i takojë në lidhje me “Ferronikeli”-n, por më pas e pranojnë që kanë zhvilluar takim me ministren Rizvanolli.

“Ato kanë pyetur lidhur me ‘Ferronikeli’-n dhe normal që vjen Rizvanolli sepse është ministre e linjës. E Fëllënza ka ardhur bashkë me ministren sepse është këshilltare” – ka thënë Maliqi.

“Ne e kemi ftuar ministren për këtë qëllim, pra për temën e ‘Ferronikeli’-t dhe ta njoftojmë atë lidhur me këtë çështje, ndonëse nuk e njoftojmë për gjithçka. Ky rast ka qenë më specifik, por ministrja ka qenë për ngut dhe më shumë na ka kërkuar informacione sesa na ka thënë diçka lidhur me këtë” – ka thënë Grajqevci Pllana.

Emisioni “Kallxo Përnime” ka kontaktuar këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënza Podrimja, për të marrë informacione për takimin në fjalë, por deri në momentin e transmetimit të këtij emisioni ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Cilët ministra të Kurtit u paralajmëruan për dosjen “Ferronikeli”?