Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook
Bordet e përkohshme që u emëruan sot nga qeveria
Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh sot, e ndër to edhe emërimi i bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike rajonale të ujësjellësit ‘Hidroregjioni Jugor Sh.A Prizren’ dhe ‘Bifurkacioni Sh. A. Ferizaj’.
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti tha që emërimet e bordeve të përkohshme po bëhen për të mos u ndërprerë punët në ndërmarrje.
“Me që procedurat për emërimin e bordeve të rregullta marrin kohë dhe për të mundësuar një punë të vazhdueshme të Hidroregjionit, dhe me që kjo ndërmarrje nuk ka bord aktual, qeveria emëron bordin e përkohshëm”, tha Kurti.
Propozimet para kabinetit qeveritar i bëri zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Sipas këtij propozimi, në kompaninë ‘Hidroregjioni’ Arbnor Prekazi do të jetë kryesues, Nureten Sektazh Beden anëtare, Sead Vilibani anëtar dhe Saxhide Mustafa anëtare.
Ndërsa për kompaninë ‘Bifurkacioni’, Shpend Xhuxha kryesues, Kujtesa Mashkulli Ahmeti anëtare, Venera Ajeti anëtare dhe Naim Rexhaj anëtar.
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini Sh.A Pejë” si dhe ka emëruar bordin e ri të përkohshëm.
Bordi i përkohshëm do të ketë këtë përbërje: Bajram Mustafa, kryesues, Zamire Beqiri anëtare, Luljeta Latifaj anëtare dhe Abedin Neziraj, anëtar.