Bora në Shqipëri, Foto: Euronews Albania

Bora mbulon zonat veriore të Shqipërisë - VIDEO

Të mërkurën kanë nisur reshjet e dëborës në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh në Shqipëri,  të cilat janë me një intensitet të ulët.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur një ulje temperaturash, ku në Qafë Thore janë regjistruar temperaturat deri në -2 gradë.

Autoritetet vijojnë me kriposjen e rrugës për të evituar ngricat./Euronews Albania