Bombë mbrapa objektit të komunës së Fushë Kosovës - FOTO

Një granat dore raportohet se është gjetur prapa objektit të Komunës së Fushë Kosovës.

Sipas një qytetari, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë para pak minutave.

Në bazë të fotografive, shihet se policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Sipas qytetarit i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, granata është larguar.

KALLXO.com po pret një përgjigje nga ana e policisë.