Foto ilustrim

Bombarduesit amerikanë godasin depot nëntokësore të armatimit të huthëve në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ajrore mbi depot nëntokësore të armatimit të rebelëve huthë në Jemenit, në një seri sulmesh me përdorim të aeroplanëve B-2 kundër grupit që ka aleancë me Iranin, ka raportuar Reuters.

Në një shenjë që mund të merret edhe si mesazh për Iranin, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se bombardimet ajrore ishin një demonstrim unik i aftësisë së Pentagonit për të të shënjestruar edhe uzinat nëntokësore të armatimit “pavarësisht se armatimi ishte thellë në tokë, ose ishte fortifikuar”.

Austin ka thënë se sulmet e B-2-shave kanë demonstruar aftësinë e bombarduesve amerikanë për të kryer sulme kurdo dhe kudo në botë.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se ishte hera e parë që një bombardues B-2 kundër rebelëve huthë që kontrollojnë një hise të madhe të Jemenit.

Frika për liftë më të gjerë në Lindje të Mesme është rritur pas sulmit iranian me raketa kundër Izraelit më 1 tetor në shenjë të hakmarrjes ndaj sulmeve izraelite kundër grupeve të lidhura me Iranin, si “Hamasi” në Gazë dhe “Hezbollahu” në Liban.

Luftëtarët huthë në Jemen kanë kryer pothuajse 100 sulme kundër anijeve tregtare që po përshkonin Detin e Kuq prej nëntorit. Ata thonë se po sulmojnë në shenjë solidariteti me palestinezët në luftë me Izraelin në Gazë. Ata kanë fundosur dy anije mallrash, kanë rrëmbyer një tjetër dhe kanë vrarë së paku katër pjesëtarë të anijeve të mallrave.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ende është në proces të vlerësimit të dëmeve që kanë shkaktuar sulmet mbi depot nëntokësore të armatimit në Jemen.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com