Boksieri humb ndeshjen, familjarët e tij sulmojnë gjyqtarët

Një ndeshje e boksit në qytetin e Gjakovës nuk ka përfunduar qysh e ka zakon.

Pas përfundimit të ndeshjes së boksit, familjarët e boksierit që humbi ndeshjen kanë sulmuar gjyqtarët.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Ka qene një garë e boksit dhe familjarët e njërit nga garuesit që kishte humbur garën, kanë sulmuar referat dhe menjëherë ka ndërhyrë edhe policia. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar në këtë rast. Të dy palët kanë lëndime trupore saktësisht nuk jam i njoftuar se çfarë ka ndodhur, por policia është duke punuar në këtë rast”, tha Graishta për KALLXO.com