Foto: Atdhe Mulla

Bogujevci-Hotit: Ti nuk përfaqëson asgjë dhe askënd në dialog, përveç interesave të Thaçit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në seancën e Kuvendit për dialogun me Serbinë ka thënë se dënimi i krimeve të luftës duhet të flitet përpara Serbisë.

Deputetja i tha kryeministrit Avdullah Hoti se ai nuk e përfaqëson askënd dhe asgjë në procesin e dialogut, përveç interesave të presidentit Hashim Thaçi.

“Z. Hoti askush nuk ta dha ty mandatin për të vendosur se si dhe kur shkohet në dialog. Së pari nuk ke pasur besim përbrenda partisë, as për kryetar partie e as për kandidat për kryeministër. Edhe më pak kishe mbështetjen prej votuesve të LDK-së. Ti nuk përfaqëson asgjë dhe askënd në këtë dialog, përveç interesave të presidentit, i cili ta siguroi këtë karrige ku je ulur”, tha ajo.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020