Deputetja e VV-së, Sranda Bogujevci

Bogujevci: Emri i Agon Musliut po shfrytëzohet politikisht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se çështja e Agon Musliut është shumë e rëndë. Ajo tha se deputetët po e shfrytëzojnë emrin e tij politikisht.

“Po e shfrytëzoni emrin e tij kishe juve po ju intereson dhe nuk po e shfrytëzoni politikisht. Si komision i të Drejtave të Njeriut kemi qenë me vizitu qendrën e studentëve dhe i kemi marr gjitha të dhënat prej policisë prej personelit të mjekësisë dhe udhëheqësve të qendrës së studentëve dhe kemi kërkuar mu zbardh rasti”, tha Bogujevci.

Sipas saj “emri i Agonit duhet me u përmend por duhet në të njëjtën kohë të përmenden gjithë emrat e qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë humb jetën si pjesë e sistemit të shëndetësisë që deri më tani janë neglizhu këta qytetarë”, tha Bogujevci.