Saranda Bogujevci

Bogujevci: Dhuna në familje rezulton të jetë fatale për gratë, vajzat dhe fëmijët

Saranda Bogujevci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se dhuna në familje në shumë raste rezulton të jetë fatale për gratë, vajzat dhe fëmijët.

 

Këtë deklaratë Bogujevci e ka bërë gjatë debatit parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

 

“Meqë dhuna ndaj vajzave dhe grave i ka rrënjët te sistemi patriarkal mbështetet tek mungesa financiare e tyre, mos ndërhyrja e institucioneve të drejtësisë veçse e forcon idenë që dhuna ndaj grave e vajzave dhe dhuna në familje ka karakter privat. Këtu institucionet po i lënë gratë dhe vajzat në fatin e tyre individual”, tha ajo.

Sipas Bogujevcit, pandemia ka bëre që situata në familje të vështirësohet edhe më shumë dhe gratë ta pësojnë më shumë.

 

“Sipas Policisë së Kosovës nga viti 2008 deri në 2018 janë vrarë 34 gra. Kurse në dy vitet e fundit të dhënat nga qendra për studime gjinore tregojnë se janë vrarë gjithsej 13”, tha ajo.