Ilustrim - Aeroplan i llojit, 737 Max, i kompanisë Boeing.

Boeing pezullon mirëmbajtjen e avionëve për linjat ajrore ruse

Kompania Boeing ka pezulluar të gjitha pjesët, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për linjat ajrore ruse ndërsa konflikti vazhdon, njoftoi kompania të martën.

Kjo pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në transportuesit rusë, pasi avionët kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

“Ne i kemi pezulluar operacionet kryesore në Moskë dhe kemi mbyllur përkohësisht zyrën tonë në Kiev”, tha Boeing në një deklaratë. “Ne po pezullojmë gjithashtu pjesët, mirëmbajtjen dhe shërbimet e mbështetjes teknike për linjat ajrore ruse. Ndërsa konflikti vazhdon, ekipet tona janë të fokusuara në garantimin e sigurisë së shokëve tanë të skuadrës në rajon”.

Sot është dita e shtatë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ABC News