Bllokohet procesi i verifikimit të votave të diasporës, nuk dihet ku është çelësi i sallës

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të vazhdoi procesi i verifkimit të votave të diaporës në objektin e Ministrisë së Infnrastrukturës.

Por, monitoruesit e KALLXO.com raportojnë se ky proces është ndalur përkohësisht pasi që nuk dihet se ku është çelësi i sallës ku po bëhet ky verifikim.

Në fotografinë e dërguar nga monitoruesit, shihet anëtarët e KQZ të cilët po bëjnë verifikimin e votave, duke pritur para sallës.

Pas verifikimit të këtyre zarfeve të dërguara me postë, gjatë ditës së sotme zarfet të cilat janë klasifikuar si të vlefshëm nga mbikëqyrësit e KQZ-së po rikontrollohen nëse emrat përputhen me listën e qytetarëve të cilët kanë aplikuar brenda afatit për votim.

KALLXO.com po monitoron në vazhdimës procesin e verifikimit të votave të diasporës dhe do të ju mbaj të informuar rreth këtij procesi.

Ngriten dyshime për zarfet me vota të sjella nga Serbia