Ilustrim

Dosja e Fajdeve, bllokohen prona në Pejë dhe Prishtinë

Gjykata e Pejës ka konfirmuar urdhrin e prokurorisë për rastin e fajdeve ndaj të pandehurve Hazir Tahirsylaj dhe Azem Veseli.

Sipas këtij urdhri është urdhëruar Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi në Prishtinë dhe ajo në Pejë janë urdhëruar që të ndalojë shitjen dhe këmbimin e pronave të të pandehurve.

Për të pandehurin Tahirsylaj është ndaluar shitja e një banesë në Prishtinë.

Ndërsa për të pandehurin Azem Veseli është ndaluar shitja e 5 pronave, ku në njërën prej tyre është e ndërtuar edhe një shtëpi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

Azem Veseli dhe Hazir Tahirsylaj po hetohen se janë përfshirë në aktivitete të fajdesë.