Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit po bllokon 9.6 miliardë dollarë mallra në ditë

Anija e bllokuar në kanalin e Suezit po bllokon 9.6 miliardë dollarë mallra çdo ditë, sipas të dhënave të transportit detar.

Kjo përkthehet në 400 milionë dollarë në orë tregti, përgjatë pikë kalimit jetik mes lindjes dhe perëndimit.

Të dhënat nga ekspertët e transportit ujor ‘Lloyd’ vlerësojnë trafikun e kanalit në drejtim të perëndimit me afro 5.1 miliardë dollarë në ditë, dhe trafiku ditor në drejtim të lindjes me rreth 4.5 miliardë në ditë.

Përkundër përpjekjeve për ta liruar anijen, ekspertët thonë se kjo mund të marrë kohë me javë të tëra.

Anija ‘Ever Given’, operohet nga kompania Tajvaneze ‘Evergreen Marine’, ka gjatësi të katër fushave të futbollit dhe është një prej anijeve më të mëdha në botë me varka speciale, Anija peshon 200 mijë ton dhe ka kapacitet të mbajë 20 mijë kontejnerë.

Bllokimi i saj është duke shkaktuar ndërrime kahjesh të shumta tek anije tjera që po përpiqen të kalojnë përmes kanalit të Suezit.

Kanali i cili ndan Afrikën nga Lindja e Mesme dhe Azia, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë dhe rreth 12 për qind e tregut total botëror kalon përmes tij.

Sipas të dhënave të gjurmimeve nga Lloyd, më shumë se 160 anije janë duke pritur në dy anët e kanalit. Këtu përfshihen 41 transportues të mëdhenj dhe 24 anije me material të pa përpunuar.

Përpos naftës, trafiku detar është kryesisht i ngarkuar edhe me produkte të konsumit si, veshje, mobile, materiale prodhuese dhe pjesë makinash.

“Tani jemi duke marrë raportime se kompanitë e tregut detar janë duke i devijuar anijet e tyre rreth Afrikës së Jugut, Kepit të Shpresës së mirë, tha për BBC Guy Platten, sekretar i përgjithshëm i Odës së tregut detar ndërkombëtar.

Ai tha se lirimi i anijes po del të jetë proces i komplikuar merr kohë më shumë se që pritej.

Plattern po ashtu shpalosi se do ketë “efekt të madh botëror në zi ngjirin e furnizimit,” duke sqaruar se konsumatorët do përballen me pasojat e çmimeve.

Anijet që bartin mallra gati janë dyfishuar në dekadën e fundit me zgjerimin e tregtisë globale, duke bërë që punën e tyre në lëvizje shumë më të vështirë kur përballen me ngecje të tilla.

BIMCO, një asociacion ndërkombëtar i transportit tregtar,  tha se vonesat do vazhdojnë të rriten dhe priten efekte në furnizim.

“Për secilën ditës të vonesës, mendimi im është se do duhen dy ditë për ta zhbërë atë vonesë,” tha Alan Baer, kryetar i sigurimit të logjistikës në OL USA.

Për momentin tre ditë krijojnë gjashtë ditë vonesa, nuk jam i sigurt nëse kjo është formula perfekte, por është këtu afër,” tha ai për BBC.

Nëse vonesat nuk janë të mëdha, shumica e kompanive do i absorbojnë në ditët tranzite. Por zyrtar të shpëtimit thanë se mbingarkesa mund të zgjasë ditë ose javë, që do jetë një goditje në zingjirin e transportit detar që tashmë është ngulfatur nga pandemia COVID-19.

Disa kompani do konsiderojnë fluturimin e mallrave dhe produkteve me vlerë të lartë ose transportin përmes trenave.

Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se po bën gjithçka që mundet për të zhvendosur anijen, me gërmues dhe pajisje të rënda për lëvizjen e dheut. BBC