Bllokim i rrugës edhe matanë kufirit në Jarinje

Kamionë të shumtë me mallra të ndryshme, kanë mbetur të bllokuara matanë kufirit të Jarinjës për shkak të gjendjes e cila është krijuar në hyrje të kësaj pike nga Leposaviqi, si shkak i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e targave të përkohshme në veturat që vijnë nga Serbia.

Të njëjtit nuk po lejohen të hyjnë brenda kufirit për në veri të Mitrovicës nga Beogradi, për shkak se makineri të rënda kanë bllokuar totalisht lëvizjen e lirë dhe qarkullimin.

Qytetarë të shumtë në shenjë proteste kanë vendosur makineri të rënda, por edhe vetura private në rrugën e cila shpie drejtë pikës kufitare Jarinje.

Dje Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar qytetarët që të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ndërkaq Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, janë duke qëndruar afër këtyre pikave dhe zonave të tjera në veri të Kosovës.

Vazhdon bllokimi i rrugës kah pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak