Ilustrim

Bllacë, persona të panjohur vjedhin një veturë pa targa

Në fshatin Bllacë të Suharekës raportohet se persona të panjohur kanë vjedhur një veturë.

Rastin në Polici e ka paraqitur pronari i veturës, i cili ka deklaruar po ashtu se vetura e tij ka qenë pa targa.

Rasti vazhdon të hetohet.

Ky rast ka ndodhur më 12 maj rreth orës 22:00.