Blinken: Vaksinat për Kosovën përfaqësojnë vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave për Kosovën që ka arritur sot nga ShBA-të, janë një dhuratë që përfaqësojnë vlerat e përbashkët dhe lidhjet e palëkundura.

Sot, në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë prej 35 mijë vaksinave, nga 500 mijë sosh, që Shtetet e Bashkuara do të japin për Kosovën.

Përmes një postimi në  ‘Twitter’, Blinken tha se këto vaksina e sjellin Kosovën për 20% më afër arritjes së qëllimit të vaksinimit.

“Sot SHBA dhuroi kontingjentin e parë prej 500,000 doza ‘Pfizer’ për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken.

Kosova pranon 35 mijë vaksinat e para nga ShBA