Blinken: Po punojmë për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se SHBA-ja dhe Kosova janë duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për të dyja vendet.

Blinken ka falënderuar Kosovën për strehimin e shtetasve afganë dhe ka ritheksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj që keni pritur afganët, kemi parë mbështetje që nga dita e parë për Ukrainën, keni punuar edhe në aspekte tjera dhe president e çmoj lidershipin tuaj në këtë”, ka thënë Blinken.

Blinken tutje ka thënë se nesër do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.

Takimi i Blinden me Osmanin dhe Kurtin ka filluar disa minuta më parë.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.