Antony Blinken. Screenshot: Kryeministria/Facebook

Blinken në Britani: Ukraina dhe Gaza pjesë e diskutimeve

Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy po takohet të martën në Londër me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Bisedimet do të përqendrohen rreth një sërë temash, përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Gazë.

Po kështu zyrtarët amerikanë dhe britanikë do të ndalen tek marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në çështjet në Indo-Paqësor.

“Në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme e të pasigurt është edhe më e rëndësishme që ne të punojmë së bashku”, shprehej zoti Lammy në një deklaratë përpara takimit.

Më vonë gjatë ditës Sekretari Blinken do të takohet edhe me Kryeministrin britanik Keir Starmer, partia e të cilit u kthye në pushtet në korrik, për herë të parë pas 14 vitesh.

Të premten zoti Starmer do të jetë në Uashington për një takim me Presidentin Joe Biden./VOA