
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken: Mirëpresim marrëveshjen e djeshme, mbetemi të përkushtuar për integrim euroatlantik
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritur dakordimin e të shtunës mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër.
Blinken përmes rrjetit Twitter potencoi se SHBA do të përkushtohet për avancim të integrimit euroatlantik.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”- ka shkruar Blinken.
The United States welcomes the EU-facilitated accord Kosovo and Serbia reached yesterday. We are proud to support the agreement and remain committed to advancing European and Euro-Atlantic integration.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 19, 2023
Të shtunën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një takim trilateral të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Kurti ndër të tjera tha se ashtu si më 27 shkurt edhe në Ohër Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes.