
Anthony Blinken
Blinken: Falënderova Vuçiqin për qasjen konstruktive ndaj propozimit të BE-së
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Përmes rrjetit Twitter, Blinken shtoi se ka falënderuar presidentin e Serbisë për qasjen konstruktive me SHBA-në dhe BE-në sa i përket kësaj çështjeje.
“Fola me presidentin Aleksandar Vuçiq sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”- u shpreh Blinken.
I spoke with @predsednikrs Aleksandar Vucic today to thank him for his constructive engagement with the U.S.-EU team last week and for his openness to the EU proposal for securing peace and stability in the region, which is essential for securing Serbia’s European future.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 1, 2023