Anthony Blinken

Blinken: Duartrokas marrëveshjen Kosovë-Serbi, Biden ka kaluar shumë kohë në ato vende

I nominuari për sekretar të shtetit nga administrata Biden, Anthony Blinken ka thënë se i duartroket disa punë të Administratës Trump, në mesin e tyre edhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duartorkas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Duartrokas edhe atë punën që është bërë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i zgjedhur ka kaluar shumë kohë në këto vende në të kaluarën. Ka gjëra që duhen bërë për ta shtyrë Kosovën përpara, dhe shpresoj se edhe Serbinë”, ka thënë Blinken.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje ekonomike në prezencë të Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.