Blina Salihi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Blina Salihi: Pamjet si ato në Pejë janë realitet kudo në shoqëri, jo vetëm në shkolla

Blina Salihi nga Këshilli Rinor Kosovar ka thënë se pamjet nga shkolla në Pejë, ku fëmijët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian janë lënë anash gjatë Festës së Abetares tregon një realitet që ndodh kudo në shoqëri e jo vetëm në shkolla.

“Mendoj se kjo foto e tregon një realitet shumë të keq që është duke ndodhur jo vetëm në shkolla por kudo në shoqëri. Mendoj se është diçka e pamenduar. Shpresoj të jenë ato që po fliten brenda komunës. Fatkeqesisht ky është një realitet i hidhur, pasi diskriminimi është evident. Edhe nëse jo diskriminim, është neglizhencë”, ka thënë ajo.

Blina Salihi shtoi se ky lloj diferencimi është më pak i shprehur te nxënësit.

“Si Këshill Rinor i kemi pasur disa aktivitete për bashëkpunim në komunitete, jemi munduar të vërejmë nëse kjo ekziston edhe mes nxënesve apo u mbillet nga familja.  Te nxënësit ky lloj diferencimi është më pak i shprehur”, shtoi Salihi.