Ilustrim

Bleu veturë me targa suedeze, del se e njëjta ishte e vjedhur

Një burrë nga Ferizaj është ankuar në Policinë e Kosovës pasi i njëjti thotë se ka blerë një veturë të vjedhur.

Sipas ankuesit vetura është blerë nga një shtetas i Suedisë.

“Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e  Suedisë si veturë e vjedhur”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje është njoftuar se vetura është konfiskuar dhe se i dyshuari është në kërkim.