Blerta Deliu-Kodra: Qeveria Kurti e solli arsimin drejt dështimit

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë për menyrën si u menaxhua mësimi në kohë të pandemisë.

“Sot në Kuvendin e Kosovës me iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua për keqmenaxhimin e sistemit arsimor në kohën e pandemisë. Po ashtu kemi evidentuar disa prej veprimeve emergjente që duhet të marr kjo qeveri në raport me 450 mijë nxënës, 100 mijë studentë dhe mbi 30 mijë mëmsimdhënës”, ka thënë ajo.

Sipas saj vendimet e Qeverisë Kurti e sollën arsimin drejt dështimit.

Deputetja tha se u refuzua vaksina për mësimdhënës e ofruar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Shkollat dhe komunat u braktisën nga kjo Qeveri dhe vendimet e Qeverisë Kurti e sollën drejt dështimit të plotë sepse kjo Qeveri e refuzoi vaksinën për mësimdhënës që e ofroi kryeministri Edi Rama dhe nuk kanë ende vaksina nga ana jonë”, shtoi tutje ajo.

Deliu -Kodra tha se në Qeverinë Kurti 1 e kanë mbështetur Qeverinë pasi pandemia kishte shumë të panjohura, por sot nuk është situata e tillë madje as pasojat nuk janë të panjohura.

Sipas saj, secila familje është ballafaquar me pasojat e mësimit në distancë dhe sot kërkuan nga Qeveria që t’u përgjigjet familjeve që nuk arritën të sigurojnë qasje në mësimin online.

Nuk miratohet rezoluta e harmonizuar nga opozita për arsimin