Blerta Deliu Kodra: Për asnjë moment nuk i kam cilësuar terrorist të burgosurit në rastin e Kumanovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë se nuk i ka cilësuar të burgosurit e rastit të Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, ‘terrorist’.

Deliu Kodra ka thënë se deklarata e saj gjatë seancës së kaluar të Kuvendit është keqkuptuar me qëllim dhe me tendencë.

“Për asnjë moment nuk i kam cilësuar ata që vuajnë burgimin në Maqedoninë Veriu. Deklarata imë është deformuar me qëllim. Unë i përkas dy familjeve që kanë flijuar shumë për luftën në Kosovë dhe vijë nga një krahinë që ka qenë vatër e rezistencës. Ju keni dështuar që të qeverisni sepse nuk keni dijeni dhe po e mbani pushtetin duke shpërfaqur dhunë”, tha ajo.

Në njërën nga seancat e Kuvendit, Blerta Deliu Kodra dhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ishin përfshirë në një debat rreth arrestimit të kunatit të Haxhiut në Maqedoninë e Veriut për rastin e njohur si rasti i Kumanovës.

Debati mes Haxhiut dhe Deliu-Kodra, eskalon në akuza personale (kallxo.com)