Blerta Deliu i thotë Blerim Rekës se mbajtën takim në një hotel luksoz në Sharr

 

Në mbledhjen e parë të komisionit për Integrim Evropian të kësaj legjislature, ministri Blerim Reka shpalosi disa nga prioritet e programit të tij qeverisës gjatë këtij mandati, ku si primare konsideroi liberalizmin e sa më të shpjet të vizave për qytetarët.

Deputetja nga opozita Blerta Deliu, teksa po merrte fjalën iu drejtua ministrit Reka me akuzën se partitë e pozitës kishin mbajtur një takim në një hotel luksoz në Sharr.

“Para se të fillojë me pyetjet, dua të ju rikujtojë se ju dhe partneri juaj i koalicionit keni mbajtur një takim në një hotel luksoz në Sharr”, ishte shprehur Deliu.

Këtij komenti ministri Reka nuk i bëri replike ai thjeshtë u mundua të jap përgjigje në pyetjet që kishin të bëjnë me programin e kësaj ministrie.