Mark Zuckerberg - Foto: REL/EPA-EFE

Blerjet do të bëhen më të lehta, opsione të reja në rrjetet sociale

Opsione të reja do  jenë në Facebook për të mbështetur bizneset dhe për të bërë më të lehtë blerjet.

Sipas CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg ato do të ndihmojnë të zbuloni produkte të bazuara në imazhe që ju frymëzojnë, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

“Dyqanet në WhatsApp, së shpejti do të jeni në gjendje të shikoni një Dyqan në WhatsApp kështu që të mund të bisedoni me një biznes para se të blini diçka. Bizneset duhet të krijojnë dyqanin e tyre vetëm një herë që ta funksionojnë në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Reklamat e Dyqanit: ne po lansojmë reklama të reja për të personalizuar përvojën e blerjes dhe për t’ju drejtuar në koleksionin e kuruar të një dyqani”, thotë Zuckerberg.