Blerim Vela

Blerim Vela: Petkoviq po shprëndan dezinformata për targat dhe dokumentin e hyrje/daljes në Kosovë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq po shpërndan dezinformata për targat dhe dokumentin e hyrje daljes të Kosovës.

Vela është shprehur se janë humbur shtatë muaj negociata për këtë çështje duke shtuar se Petkoviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të takohet me strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Petkoviq shprëndan dezinformata për targat e Kosovës dhe dokumentin e hyrje/daljes. Humben 7 muaj negociata për këtë çështje. Njoftoi se Vuçiq do të takohet me përfaqësues të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat duhej të ishin shpërbërë sipas marrëveshjeve të Brukselit”- ka shkruar Vela.

Vela thotë se shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit.

“Shumica e serbëve të Kosovës kanë letërnjoftime dhe targa të veturave kosovare dhe nuk do të preken nga masat e reciprocitetit. Megjithatë, targat e paligjshme të makinave KM do të zëvendësohen me çështje legale të targave nga institucionet e Kosovës dhe qytetarëve që udhëtojnë me letërnjoftime të Serbisë do t’u jepen dokumente hyrje/dalje kur të hyjnë Kosovë”- ka shtuar ai.