Blerim Syla: Qeveria Kurti na detyroi të ndahemi për tetë orë nga pacientët

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka vazhduar edhe sot me protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mos miratim të Projektligjit të pagave për sektorin publik si dhe implementimin e Ligjit për pagat në buxhetin e vitit 2022.
Madje për këtë të gjitha nivelet e sistemit primar, sekondar dhe terciar në nivel vendi kanë mbajtur grevë tetë orëshe.

“Ju kërkoj falje pacientëve që Qeveria Kurti na detyroi që për tetë orë të ndahemi nga ju, por me siguri që do të kthehemi”, filloi fjalimin kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Përfshirjen e të gjitha institucioneve shëndetësore në grevë, Syla, e cilëson të arritur të madhe pasi që të gjithë i janë përgjigjur kërkesës 100 për qind.

“Janë punuar të gjitha rastet emergjente, pra nuk është lënë pas dorë asnjë rast emergjent”, tha ai gjatë protestës.

Duke i kërkuar falje të gjithë pacientëve të Kosovës, Syla është shprehur se të pacientët e kanë mirëkuptuar grevën e tyre, andaj sot gjatë ditës thotë se ka pasur shumë pak pacientë ambulantor në klinikat shëndetësore.

Greva do të vazhdoj edhe rreth 20 minuta.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë me padi ndaj ministrit Hekuran Murati për ‘3 milionëshin e përmendur’