Foto: KALLXO.com

Blerim Reka zotohet për transparencë dhe llogaridhënie

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri të këtij dikasteri, Blerim Reka, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, ministri i sapo emëruar Blerim Reka tha se rruga deri te integrimi është e gjatë.

“Mendoj se ky proces është një maratonë stafete i cili as nuk fillon nga paraardhësja ime dhe as nuk përfundon me mua.Do të jetë proces i gjatë i rëndë dhe i përgjegjshëm. Asnjë anëtarësim i shteteve tjera nuk ka ndodhë brenda mandatit të një qeverie. Por është përcjell nga njëra në tjetrën. Shpresoj se Kosova do ta dëshmojë kapacitetin për orientimin euro-atlantik”, tha ai.

Ministri Reka u zotua për transparencë dhe llogaridhënie maksimale.

“Mendoj ta inauguroj një platformë apo dialog shoqëror lidhur me këtë proces. Besoj që do të bashkëpunojmë, juve ju kemi partner në këtë rrugë”, theksoi ai para gazetarëve.

Ish-ministrja Hoxha i uroi sukses Rekës në detyrën e re.

Blerim Reka ka qenë kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Foto: KALLXO.com