Burimi i FOTOS - Blerim Reka FCB

Blerim Reka: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Ministri në detyrë i Integrimeve Europiane, Blerim Reka ka thënë se euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, e ka shtyrë përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ashtu siç kishte premtuar.

Reka ka thënë se Picula e ka bërë këtë pas një letërkëmbimi që kanë pasur javën e kaluar.

Reka ka thënë se sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.

Më poshtë gjeni letrën të cilën e ka këmbyer Reka me Piculan.