Blerim Reka: Krenari të jesh pjesë e kësaj Qeverie

Ministri në detyrë i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Reka ka shkruar se është një ndër rastet e rralla, kur qytetarët kundërshtojnë rrëzimin e qeverisë dhe protestojnë kundër një mociovi të tillë.

“Kur qytetarët kundërshtojnë opozitën dhe mbajnë anën e qeverisë. Kur qytetarët e dinë më së më së miri se çka është e drejtë dhe çka jo. Prandaj, është krenari të jesh pjesë e kësaj Qeverie dhe të gëzosh besimin e këtyre qytetarëve”, ka shkruar Reka.

Po ashtu, Reka ka shkruar se tash duhet t’i rikthehen asaj që është momentalisht jetike për ne.

“Qëndrojmë në shtëpitë tona, mbajmë distancën fizike me të tjerët, por si asnjëherë më parë, të rradhitur bashkë dhe fort rreth qëllimit: Kosova, në rradhë të parë”, ka shkruar Reka.

Dje, Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, duke e rrëzuar pas 50 ditëve në pozitë. Mocioni ishte iniciuar nga ana e partnerit të koalicionit, LDK-së.

Bie Qeveria Kurti

m