Blerim Reka flet me ambasadoren kroate për liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Në maj të këtij viti Kroacia kryeson me BE-në.

“Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Ambasadorja Barišić, thuhet në komunikatën për media se njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.

“Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE”, thuhet tutje në njoftim.