Foto: Facebook/ Blerim Latifi

Blerim Latifi për arrestimin e Ikballe Hudutit: Politikanët në Kosovë të etur për ryshfet

Ish këshilltari i Kadri Veselit dhe ish kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Blerimi Latifi ka akuzuar politikanët në Kosovë se janë të etur ryshfet dhe vota.

Ai këto komente i ka bërë duke komentuar arrestimin e Ikballe Hudutit pas deklarimeve kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Sipas Latifit, institucionet kosovare duhet t’i mbyllin kanalet e financimit të shoqatave të dyshimta si dhe t’i mbyllin qendrat e indoktrinimit ekstremist.

Mirëpo, sipas tij, politikanët nuk e duan këtë zgjidhje, për shkak se janë të etur për ryshfete dhe vota.

Ky është shkrimi i plotë i Blerim Latifit:

Arrestimi i Igballe Hudutit për deklaratën e saj antiamerikane nuk zgjidh asgjë! Zgjidhja është tjetër kund. Ajo është e thjeshtë dhe efikase: ndërpreni kanalet e financimit të shoqatave të dyshimta, mbyllni qëndrat e tyre të indoktrinimit ekstremist dhe tregoni popullit që këto qëndra janë projekt i UBD-së për t’i paraqitur shqiptarët si popull kulturalisht joeuropian. Por politikanët tanë, të etur për ryshfete dhe vota, nuk e duan këtë zgjidhje.