Blerim Kuçi përballë Jeta Xharrës. Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Blerim Kuçi përballë Jeta Xharrës - LIVE

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është i ftuari i sontëm në emisionin “Jeta në Komunë”.

Kuçi, përballë gazetares Jeta Xharra, do të flasë për gjendjen në Telekom dhe Trepçë, për mundësitë e ndërtimit të termocentraleve dhe për lejet që u lëshuan nga ZRrE për prodhimin e energjisë nga dy hidrocentrale, Belaja dhe Deçani.

Ai do të flasë edhe për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Po ashtu, Kuçi u pyet edhe për tenderin afër 5 milionë euro që fitoi kompania e tij për ndërtimin e një spitali në Prizren.