Blerim Kuçi. Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Blerim Kuçi: Për 3 muaj do mund të ndërtohej një spital për COVID-19

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka mungesë të buxhetit, pasi që sipas tij është shkurtuar buxheti i të gjitha ministrive të tjera.

Në intervistën e dhënë për moderatren Jeta Xharra, ministri Kuçi ka thënë se për 3 muaj mund të ndërtohet një spital për COVID-19.

“Për me bo shpejtë duhet me qenë edhe çmimi i duhur për me bo shpjet, ke parasysh prokurimin, për 1 vjet muj me ndërtu një spital në formën e shpejtë kur është çmimi i mirë. Spitali i përkohshëm është diçka tjetër, spitali montazh për 3 muaj” , tha ai.

Ministri theksoi se në situatën aktuale është më mirë që ndonjë objekt të improvizohet për spital sesa të ndërtohet ndonjë i ri.

“Unë mendoj që është më mirë me marrë një objekt me adaptu, është faza më e mirë e mundshme” , tha ai.

Deri më tani në Kosovë nga virusi COVID-19 janë infektuar 32.022 qytetarë, nga ta janë shëruar 19.024, ndërsa kanë vdekur 874 qytetarë.