Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Blerim Gashani: Do të bëjmë digjitalizimin e shkollave

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Lista e Vjosa Osmanit, Blerim Gashani tha se do të fillojnë me digjitalizimin e shkollave sapo të përfundojnë zgjedhjet.

“Shkolla digjitale do të ndihmonte që në një mënyrë më të zgjuar të përdorim mjetet teknologjike që po na i ofron shkenca, që t’i zëmë mësimet derisa të kaloj pandemia. Sapo të përfundojnë zgjedhjet, ditën e parë jo të pritet”, tha Gashani në DebatPernime.

Gashani tha se për ta realizuar shkollën digjitale do të pajisin minimalisht të gjitha shkollat me internet dhe çdo familje do të ketë kompjuterë.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Frashër Demaj nga LDK, Blerim Gashani nga LVV Lista e Vjosës, Artan Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane PLE dhe Qerim Bajrami nga Vakat.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.