Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë/Twitter

Bjellorusia, gati për bisedime

Bjellorusia tha se ka përgatitur vendin për bisedimet midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë sot në ditën e pestë.

Ukraina ra dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit Ukrainë-Bjellorusi, pavarësisht raporteve se udhëheqësi autoritar i këtij vendi, Alexander Lukashenka, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.

“Vendi për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur. Pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo publikoi një fotografi të një tavoline të gjatë, me flamuj rusë dhe ukrainas.

“Bisedimet do të fillojnë sapo të gjitha delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit”, tha Anatoly Glaz, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Bjellorisisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat./REL