Alexander Lukashenko - Foto: REL/Reuters

Bjellorusi, Lukashenko urdhëron Policinë t’u japë fund protestave

Presidenti bjellorus, Alexandr Lukashenko, ka urdhëruar sot Ministrinë e Punëve të Brendshme t’u japë fund trazirave që kanë shpërthyer pas rizgjedhjes së tij të kontestuar.

“Nuk duhet të ketë më trazira të asnjë lloji në Minsk. Njerëzit janë lodhur. Njerëzit kërkojnë paqe e qetësi”, ka deklaruar ai sipas agjencisë së lajmeve Belta, përcjell Reuters.

Rizgjedhja e tij në pushtet, të cilin e mban që 26 vite, ka nxitur protesta të cilat janë shtypur me forcë.

Sipas Reuters, Lukashenko ka urdhëruar një forcim të sigurisë në kufi për të penguar futjen e “luftëtarëve dhe të armëve”.