Foto-ilustrim

Biznesmeni kosovar pretendon se djalit të tij ia grabitën në Shqipëri veturën Audi Q7

Rrahman Ahmetaj, biznesmen kosovar, ka folur për një rast të grabitjes së veturës së djalit të tij, Meritonit.

Ahmetaj po pretendon se persona të armatosur e të maskuar ia kanë grabitur djalit të tij veturën Audi Q7 pak kilometra pasi kanë kaluar Milotin në Rrugën e Kombit, duke ardhur për Kosovë.

Sipas rrëfimit të tij, grabitësit kanë ndezur drita vezulluese dhe djali i tij dhe një person tjetër që ka qenë në veturë kanë menduar se janë policia shqiptare dhe në momentin kur janë ndalur persona të armatosur dhe të maskuar i kanë nxjerrë me forcë nga vetura dhe duke gjuajtur me armë në ajër dhe duke ia mbajtur armën në kokë djalit ia kanë rrëmbyer veturën.

Në rrëfimin e tij në Klan Kosova, Ahmetaj tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Ai ka falënderuar Policinë e Shqipërisë dhe ka treguar se vetura ende nuk është gjetur.